-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Gjeneral i kafshimit”, qeni i Biden sulmon 7 agjendë të Shtëpisë së Bardhë

Kryesoret

 “Gjenerali i kafshimit” kështu është cilësuar nga mediat amerikane qeni i presidentit të SHBA, Joe Biden pas disa incidenteve aspak të këndshme kohët e fundit në shtëpinë e Bardhë.
Mësohet se qeni  dyvjeçar “presidencial” ka kafshuar të paktën shtatë anëtarë të stafit të shërbimit sekret. Mësohet se njëri nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Eksperti i sjelljes së qenve në Manhattan, Andrea Ardern i tha gazetës amerikane se mjedisi nuk është përgjegjës për sjelljen e padisiplinuar të një qeni.

Përkundrazi, siç theksoi ai, përgjegjësinë e ka pronari i kafshës, i cili duhet të merret me sjelljen agresive të kafshës së tij, sapo të dallojë shenjën e parë të egërsisë.

Ishte nëntor 2022 – siç raportohet nga New York Post – kur “komandanti”, siç e quajnë qenin e Biden-it, sulmoi një person të sigurisë presidenciale në zonën e jashtme të Shtëpisë së Bardhë.

Disa ditë më vonë, qeni kafshoi një teknik sigurie në shpinë në shtëpinë e Biden në Wilmington, Delaware.

Më 20 dhjetor 2021, Biden prezantoi publikun e gjerë me shoqëruesin e tij të ri në Shtëpinë e Bardhë, “Commander” përmes Twitter.

“ Mirë se erdhe në Shtëpinë e Bardhë, komandant ”, ka shkruar ai nën foton e postuar në llogarinë zyrtare të presidentit amerikan në Twitter.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit