-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Miratohet në parim projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e pensioneve

Kryesoret

Parlamenti i Kosovës e miratoi të enjten në parim projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pensionet, që pritet të zgjidhë çështjen e atyre që janë larguar nga vendet e punës gjatë viteve të 90-ta nga administrata serbe.

Me ligjin aktual parashihet që të drejtën e përfitimit të pensionit kontribut-pagues ta kenë vetëm ata që dëshmojnë se kanë kontribuar për 15 vjet e më shumë në ish Fondin Pensional të Kosovës. Me ligjin e ri pritet të përfshihen qytetarët që janë larguar nga puna dhe nuk kanë arritur të mbushin 15 vjet përvojë pune.

Ndryshimi i ligjit pasoi një vendim të Gjykatës Kushtetuese të një viti më parë, e cila shfuqizoi një nen të Ligjit për skemat pensionale, me arsyetimin “se pa të drejtë iu mohoi mijëra qytetarëve të drejtën e pensionit kontributpagues”.

Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj detyroi qeverinë dhe parlamentin që të ndryshojnë ligjin për skemat pensionale deri më 15 korrik të këtij viti.

Ministri i Financave në qeverinë e Kosovës, Hekuran Murati, tha se ndryshimi i projektligjit e rregullon përgjithmonë çështjen e pensioneve kontributpaguese. Ai tha se lartësia e pensionit do të përcaktohet bazuar në vitet që pensionistët kanë kontribuar në Fondin Pensional, ndërsa pritet t’i kushtojë shtetit rreth 60 milionë euro në vit.

Pensionistët thonë se kanë nevojë për rritjen e pensioneve për shkak të ngritjes së çmimeve gjatë periudhës së inflacionit. Pensionet në Kosovë sillen nga 100 e deri në 265 euro varësisht nga kontributi në fondin pensional që kishte Kosova, i cili është tërhequr nga administrata serbe në përfundim të luftës./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit