-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kur do të kthehet ushtria serbe në Kosovë?”, Bislimi: Mjete propagandistike për të nxitur dhunë

Kryesoret

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi për mes një reagimi në llogarinë e tij në Twitter ka reaguar në lidhje me thirrjet e ultrasve të klubit serb, “Crvena Zvezda” gjatë ndeshjes të së mërkurës kundër Kosovës.

Tifozët gjatë ndeshjes miqësore të klubit me Fiorentinën kërkuan që ushtria serbe të kthehet në Kosovë ku u shfaq edhe një pankarte në të cilën shkruhej “Kur do të kthehet ushtria në Kosovë”.

Bislimi në reagimin e tij shkruan se kjo thirrje është bërë në prani të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç pasi ai nuk mund ose nuk dëshiron t’i thotë publikisht.

“E gjithë kjo ndërkohë që edhe Vuçiç ishte i pranishëm në tribuna. I gjithë aparati shtetëror është ndërtuar në Serbi për median, sportin, artin, kulturën, shkencën që të përdoren për mjete propagandistike dhe për të nxitur dhunën, terrorin, tensionet dhe luftën”, shkroi Bislimi në Twitter.

“Delije shpesh dërgon mesazhe që Vuçiç nuk mund ose nuk dëshiron t’i thotë publikisht. Ai ka nevojë për akte të tilla për të ushqyer urrejtjen dhe nacionalizmin etnik në opinionin publik”, shtoi kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë,” shkruan më tej ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit