-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani: Kërcënimet ndaj policëve vijnë nga Serbia dhe grupet e saj kriminale

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka dënuar kërcënimet që u janë bërë policëve të rinj serbë në veri të Kosovës, të cilët morën këtë detyrën së fundmi.

“Policia jonë është profesionale dhe multietnike. Kjo fushatë duhet të ndalet dhe autorët të dalin para drejtësisë. Ne qëndrojmë me policët tanë, ndërsa ata me guxim shërbejnë për një Kosovë më të sigurt për të gjithë,” shkruan Osmani.

Presidentja ka shkruar në profilin e saj në Twitter se këto kërcënime vijnë nga Serbia dhe grupet e saj kriminale.

Autoritetet në Kosovë bëjnë me dije se 72 policë të rinj nga komunitetet e pakicave kombëtare nisën punën në fillim të kësaj jave. Policia tha se 45 prej tyre janë serbë, 16 boshnjakë, 8 nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian dhe tre turq.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit