Euro po rikthehet. Kursi i këmbimit Euro-Lek shënoi një tjetër rritje të fortë ditën e enjte.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye në vlerën e 104.87 lekëve, në rritje me 2.65 lekë krahasuar me ditën e djeshme dhe me 4.38 lekë krahasuar me minimumin historik prej 100.49 lekëve që u arriti të enjten e kaluar.
Gjithashtu edhe dollari, paundi dhe franga kanë shënuar një rritje të ndjeshme.
Flukset e turizmit, por edhe paraja e zezë e kanë zhvlerësuar vazhdimisht valutën europiane duke goditur eksportuesit, por edhe rezervimet në euro për pushimet.