Një 37-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me pesë plumba në mesnatës në Selanik të Greqisë.
Shqiptari u qëllua për vdekje disa herë para pallatit ku banonte, raportojnë mediat greke.
Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes disa gëzhoja.
Paraprakisht dyshohet se vrasja është bërë për larje hesapesh. Policia ka shkuar në vendngjarje, ndërsa 37-vjeçari u gjet i përgjakur në trotuar.
Ai u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundit t’i mbijetojë plagëve të marra