Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e një 32-vjeçar pasi muaj më parë rrezikoi jetën e punonjësve të policisë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në muajin shkurt të këtij viti ku 32-vjeçai ka rrezikuar jetën e punonjësve të policisë duke mos iu bindur urdhri për ndalim.
Policia kishte kërkuar ndalimin e tij por ai nuk ishte bindur dhe ishte larguar duke përfituar nga errësira.
Gjatë operacionit u sekuestruan arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak që u gjetën në automjetin me të cilin po qarkullonte ai së bashkë me një 19-vjeçar i cili u arrestua edhe ai.