-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Burrave iu rrit rroga më shumë se grave në 2022

Kryesoret

Problematika për gjetjen e fuqisë punëtore u bë shumë e mprehtë në vitin 2022, teksa për shkak të emigracionit shumë sipërmarrje nuk arrinin që të gjenin mjaftueshëm punonjës, çka nxiti dhe rritje pagash në shumë sektorë.

Nga kjo situatë më të fituar duket se kanë dalë burrat, në raport me gratë.

Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se paga mesatare e meshkujve shënoi një rritje më të shpejtë në 2022, në raport me atë të femrave.

Mesatarisht, një punonjës në vend u pagua me 61,898 bruto në muaj në 2022, me një rritje nominale prej 8.2%.

Për meshkujt, paga mesatare ishte 63,773, me një rritje prej 9.2%.

Për femrat, paga mesatare arriti në 59,813, ose 7.3% më shumë sesa një vit më parë.

Rritja më ritme më të larta e pagave të burrave në krahasim me ato të grave bëri që të thellohet sërish hendeku gjinor mes pagesave të të dy gjinive. Gratë u paguan 6.2% më pak sesa burrat në 2022, nga 4.2% që kishte zbritur diferenca në 2021. Gjithsesi hendeku është më i ulët në raport me 2015-n, kur burrat kishin një pagë mesatarisht 11.5% më të lartë sesa gratë.

Gratë në drejtim paguhen më shumë

Të dhënat e INSTAT, të përpunuara nga Monitor, tregojnë se nga 36 grup profesione, që raporton INSTAT, vetëm në 5 prej tyre gratë paguhen më shumë./Monitor

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit