Policia e Himarës ka vënë në pranga një nga të shpallurit në kërkim në lidhje me aksionin “Dream earnings” ku u arrestuan 9 persona.
Me arrestimin e Bruno Gjikës shkon në 10 numri i të arrestuarve të cilët mashtronin për mes call center-ave. Operacion që u bë me dije nga SPAK ditën e djeshme.
Ditën e djeshme janë ekzekutuar 5 masa sigurie “Arrest në burg”, dhe 4 masa sigurie “Arrest në shtëpi”.
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.