Dita e sotme pritet të jetë një ditë tjetër e nxehtë në të gjithë territorin e Shqipërisë. Në krahasim me ditën e djeshme sot nuk do të ketë reshje shiu të cilat u regjistruan në orët e para të mëngjesit
Temperaturat pritet që të arrijnë deri 33 °C në zonat e ulëta të cilat do të jenë shifrat më të larta që do të shënojë termometri.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 20 / 29 °C
në vendet e ulëta: 17 / 33 °C
në vendet malore: 11 / 28 °C
Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë.
HARTA LIVE