-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Risia e radhës nga WhatsApp, mesazhet zanore tani edhe me video

Kryesoret

Ditën e sotme WhatsApp ka njoftuar për ndryshimin më të fundit të cilët ka sjellë për përdoruesit e kësaj platforme.

Për mes një postimi në Facebook Mark Zuckerberg ndau një video ku shpjegohet risia që do të sjellë WhatsApp.

Me këtë ndryshim dërgimi i mesazheve zanore do të jetë edhe me pamje. Në momentin që ju zgjidhni të dërgoni një “voice” ju do të keni opsionin nëse doni ta dërgoni si zakonisht vetëm me zë apo edhe me pamje.

Në momentin që i jepni komandë regjistro atëherë zëri dhe ambienti rreth jush do të regjistrohet.

“Video mesazhet janë një mënyrë për t’iu përgjigjur bisedave në kohë reale dhe për të thënë atë që dëshironi në 60 sekonda.

Besojmë se ato do të jenë një mënyrë argëtuese për të ndarë momente ose për të dhënë lajme të mira.

Në praktikë, funksioni është një evolucion i mesazheve zanore të cilat, kanë ndryshuar mënyrën se si njerëzit komunikojnë falë mundësisë për të ndarë zërin shpejt dhe në mënyrë të sigurt,” shpjegoi Zuckerberg.

Në javët në vijim kjo risi do të jetë e disponueshme për të gjithë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit