Eurodeputeti, Lucas Mandl ka reaguar në lidhje me thirrjet e tifozëve ultra të ekipit “Crvena Zvezda” gjatë ndeshjes me Florentinën.
Tifozët bën thirrje dhe parulla në serbisht kundër Kosovës.
“Kur ushtria të kthehet në Kosovë,” shkruhej në një nga parullat e tifozëve gjë e cila soli reagime të shumta. Së fundmi reagoi edhe eurodeputeti i cili u shpreh se cili shtet duhej të sanksionohej.
Ai dje shtroi pyetje për Borrell dhe Lajçak duke u thënë se a po e shohin se çfarë po ndodh.
“Cilin shtet doni ta sanksiononi? Kosovën? Joseph Borrell, Oliver Varhelyi, Miroslav Lajcak. A e shihni se cka po ndodh? Le të qetësohemi. Le të kontribojmë në shtensionim, pajtim, paqe. Të gjithë. Të gjithë ne”, ka shkruar Mandl.
Për thirrjet e tifozërisë së “Crvena Zvezda” për pushtim të Kosovës ka reaguar edhe Kryeministri Albnin Kurti dhe zyrtarë të tjerë kosovarë.
Federata e Futbollit të Kosovës është ankuar për sloganin në UEFA.