-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Spektakli në timon i kushton “sa qimet e kokës” 25-vjeçarit në Elbasan

Kryesoret

Një 25-vjeçar është proceduar dhe gjobitur nga policia, pasi prishi qetësinë publike duke qarkulluar me automjetin, me shpejtësi, në qendër të banuar.

Kanë qenë qytetarët të cilët kanë bërë ankesë në polici, me këtë të fundit që bëri të mundur identifikimin dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë të automjetit sëbashku me drejtuesin shtetasin K. D.

Njoftimi i DVP Elbasan

Prishi qetësinë publike, duke qarkulluar me automjetin, me shpejtësi, në qendër të banuar, procedohet në gjendje të lirë 25-vjeçari si edhe ndëshkohet me masë administrative me vlerë 40.000 lekë, bazuar në kodin rrugor.

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në lidhje me një ankesë të bërë mbrëmjen e djeshme nga qytetarët, ankesë e shoqëruar edhe me video, në të cilën shfaqet një automjet që qarkullonte me shpejtësi në bulevardin “Qemal Stafa”, ju informojmë se:

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë të automjetit sëbashku me drejtuesin shtetasin K. D.

Në vijim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit K. D., 25 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu, nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor u vendos masa administrative me vlerë 40.000 lekë, bazuar në nenin 139 të Kodit Rrugor. Automjeti u sekuestrua në cilesinë e provës materiale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit