-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhiroi gomat dhe la qytetin pa gjumë! 400 mijë lekë gjobë

Kryesoret

Elbasan -Prishi qetësinë publike, duke qarkulluar me automjetin, me shpejtësi, në qendër të banuar, procedohet në gjendje të lirë 25-vjeçari si edhe ndëshkohet me masë administrative me vlerë 40.000 lekë, bazuar në kodin rrugor. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“Në lidhje me një ankesë të bërë mbrëmjen e djeshme nga qytetarët, ankesë  e shoqëruar edhe me video, në të cilën shfaqet një automjet që qarkullonte me shpejtësi në bulevardin “Qemal Stafa”, ju informojmë se: Shërbimet e Policisë Rrugore kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë të automjetit  sëbashku me  drejtuesin shtetasin  K. D.

Në vijim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit K. D., 25 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu, nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor u vendos masa administrative me vlerë 40.000 lekë, bazuar në nenin 139 të Kodit Rrugor” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit