-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë gjeti policia në shtëpinë ku u gjetën të vdekur babai, nëna dhe djali?

Kryesoret

Një krim brenda familjes ka ndodhur të premten në fshatin Rufc i Vjetër në Lipjan të Kosovës. Dyshohet se burri ka vrarë gruan, djalin dhe më pas edhe veten për motive ende të panjohura deri më tani.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes ka gjetur një revole që dyshohet të jetë përdorur në këtë rast dhe 4 gëzhoja, po ashtu gjatë kontrollit në një dhomë të shtëpisë është gjetur edhe një revole tjetër.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka vrarë bashkëshorten dhe djalin e tij e më pas ka kryer vetëvrasje. Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një revole e cila dyshohet se janë përdorur në rast dhe 4 gëzhoja.

Gjatë kontrollit në një dhomë të shtëpisë është gjetur dhe sekuestruar edhe një revole tjetër me dy fishekë. Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë tërhequr nga zyrtarët e IML-së” njofton policia. Rasti vazhdon të hetohet.

Krimi brenda familjes! Si u gjetën të vdekur djali, nëna dhe babai

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit