-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Krimi brenda familjes! Si u gjetën të vdekur djali, nëna dhe babai

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë tronditi pasditen e djeshme në Kosovë, teksa një krim brenda familjes i ka marrë jetën 3 personave. Ngjarja u regjistrua në fshatin Rufc të Lipjanit dhe viktima mbetën një çift bashkëshortësh rreth të 60-ve dhe djali i tyre 23 vjeç.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, por policia bëri të ditur se rreth orës 16:30 ka marrë një njoftim se tre persona janë gjetur të pajetë në një shtëpi në fshatin Rufc të Lipjanit. Menjëherë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur të vdekur të 3 personat.

Nga të dhënat e para, dyshohet se kemi të bëjmë me një krim në familje, teksa 60-vjeçari i identifikuar si Abedin Bekteshi dyshohet se ka vrarë në fillim bashkëshorten e tij, djalin 24-vjeçar Arditin dhe në fund ka qëlluar edhe veten e tij me armë zjarri.

Këtë e konfirmoi edhe prokuroria, e cila theksoi se bëhet fjalë për 2 vrasje dhe një vetëvrasje me armë zjarri brenda së njëjtës familje. Për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes është ngritur një grup hetimor nën drejtimin e prokurorisë, i cili krahas provave të gjetura në vendin e krimit, ka marrë në pyetje edhe të familjarë e të afërm të viktimave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit