-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata kyç në qeli porositësit e vrasjeve! Biznesmeni debat me prokurorët

Kryesoret

Mesditën e sotme Gjykata e Posaçme ka lënë në burg pa afat biznesmenin Pëllumb Gjoka, shoferin e tij Edmond Preka, Astmer Bilali, ish-shefin e krimeve Ardrit Hasanbegaj, ish-kreun e Operacionales Oltian Bistri dhe drejtuesin e prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita.

Gjashtë personat në fjalë dhe nëntë të tjerët në kërkim akuzohet për një vrasje dhe katër të tjera të mbetura në tentativë. Seanca ka pasur mjaft debate mes biznesmenit Gjoka dhe avokatit të tij përballë prokurorëve.

Biznesmeni tha se nuk ka përdorur asnjëherë një aplikacion të tillë “EncroChat” dhe “Sky” që zbërthye drejtësia franceze me bisedat mes grupeve kriminale.

Avokati i biznesmenit, Ylli Manjani deklaroi në dalje nga gjykata se prokuroria po merr njerëz në qafë kot, pasi sipas tij nuk ka asnjë provë.

Hetimi ka filluar me indicie policore. Nuk ka asnjë provë që klienti im të ketë lidhje me ato ekriptime. Flitet për persona në hetim dhe indicie që janë marrë me letër-porosi nga Franca. Mënyra si është marrë nuk është e qartë.

Si lidhet, ajo që thuhet me personat. Dhe e treta si lidhen ngjarjet e pretenduara me veprimet dhe pasojat që kanë ardhur. Ju lutem mos merrni persona në qafë.

Prokuroria është treguar e papjekur sepse ka nxituar me masë. Në vend që të hetonte dhe të provonte ato që thoshte. Gjithë ky nxitim nuk ka për t’i shërbyer as prokurorisë, por futjen në sherr të njerëzve.

Gjoka ka mohuar që të jetë përdorues i këtyre aparateve dhe pronari i atyre fjalëve që thuhet se janë në komunikime” tha avokati.

I shpëtoi vrasjes me dron! Kush është “Leksi i Druve” i kërkuar nga SPAK-u?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit