-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Indrit Sefa për zgjedhjet në PD: Kanë votuar 44% e anëtarëve, pjesëmarrja brenda pritshmërive

Kryesoret

Sekretari për çështjet ligjore dhe zgjedhore në PD, Indrit Sefa ka dalë pasditen në një deklaratë për mediat ku foli për shifrat e fundit nga procesi zgjedhor për kreun e PD.

Sefa tha se deri në orën 14:00 janë numëruar 11600 votues, ose 44% e anëtarëve që kanë votuar dhe procesi po ecën normalisht.

“Deri në orën 14:00 kanë qenë 11600 votues që përkon me 44% të anëtarëve të PD në atë moment. Procesi ka qenë normal, të rregullt e shumë të qytetëruar,” tha Sefa.

Ai theksoi se pjesëmarrja në këto zgjedhje është brenda pritshmërive duke pasur në konsideratë periudhën në të cilën po mbahen ato.

“Pjesëmarrja brenda pritshmërive, duke pasur në konsideratë dhe periudhën në të cilën zhvillohen këto zgjedhje. Gjatë këtyre dy muajve anëtarët janë kontaktuar nga degët, janë marrë masat dhe demokratët i janë drejtuar sot qendrave të votimit,” shtoi ai.

Kujtojmë se garë për kreun e PD në këto zgjedhje janë Lulzim Basha përballë Gjergj Hanit.

Ndërsa procesi i votomit pritet të mbyllet në orën 19:00.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit