-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërcënoi deputeten me profil “fake”, emigranti mund të dënohet me 5 vite burg

Kryesoret

Afrim Bajrami, emigranti nga Kosova i cili jetonte në Gjermani, e ka pranuar në polici se ka kërcënuar deputeten Ariana Musliu-Shoshi përmes një profili fake në Facebook me emrin “kaka kaka”.

Bajrami është arrestuar dhe do të përballet me akuzën për kanosje ku dënimi maksimal për këtë vepër penale parashikohet deri në 5 vite burg.

Emigranti me anë të profilit fake në Facebook e kishte kërcënuar deputeten se sapo të vinte në Kosovë do ta masakronte me sëpatë..

Afirm Bajrami kishte shkruar se me sëpatë do ta masakrojë edhe familjen e deputetes, Ariana Musliu-Shoshi.

Në aktakuzë, prokurori ka propozuar që Afrim Bajramit t’i caktohet masa e paraburgimit pasi i pandehuri punon dhe jeton jashtë Kosovës dhe mund të arratiset. Aty thuhet se Bajrami mund t’i ikë drejtësisë pasi më parë ka fshehur identitetin e tij personal dhe përmes llogarisë së rreme ka kryer kanosjen ndaj deputetes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit