-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alarmon kryeministri polak: Wagner mund të paraqiten si migrantë për të hyrë në BE

Kryesoret

Luftëtarët e grupit mercenar rus Wagner, që tani janë në Bjellorusi, mund të paraqiten si migrantë dhe të hyjnë në Bashkimin Evropian, ka thënë kryeministri polak, Mateusz Morawiecki.

Sipas tij, Wagneri edhe mund të ndërmjetësojë migrim të paligjshëm nga Bjellorusia në bllokun evropian, veprim që Polonia e përshkruan si “luftë hibride”.

Kryeministri polak ka thënë se rreth 100 trupa të Wagnerit kanë lëvizur afër qytetit Grodni, i cili gjendet afër kufijve të Polonisë dhe Lituanisë.

Disa pjesëtarë të Wagnerit kanë shkuar në Bjellorusi, në kuadër të marrëveshjes për t’i dhënë fund rebelimit të grupit në Rusi, në muajin qershor.

Lideri bjellorus, Alexander Lukashenko, e ka mohuar më parë që ka provokuar krizë të migrantëve në Evropë, duke i nxitur migrantët që të nisen drejt kufijve të saj me BE-në.

“Tani situata është duke u bërë edhe më e rrezikshme”, ka thënë ai në një konferencë për media, pasi vizitës në një fabrikë armësh në jug të Polonisë.

“Ky është sigurisht një hap drejt një sulmi hibrid ndaj territorit polak,” ka shtuar ai.

Polonia dhe Lituania kanë vendosur tela gjemborë nëpër vijat e tyre kufitare me Bjellorusinë, për të kufizuar numrin e njerëzve që kalojnë ilegalisht në tokat e tyre.

Ato po konsiderojnë edhe mbylljen e tërësishme të kufirit me këtë shtet. /REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit