-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Brenda qeverisë! Rama “shëtit” në sallë! “Bela” vendos piketat, Ibrahimaj kokulur

Kryesoret

Sot në Tepelenë po zhvillohet dita e dytë e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Edi Rama ka mbledhur kabinetin, ministrat, zv/ ministrat dhe drejtorët kryesorë të dikastereve më të rëndësishme për të analizuar punën e dy viteve të para të mandatit të tretë dhe projektet në vazhdim.

Në disa plane të shpërndara për mediat nga zyra e shtypit të qeverisë, kryeministri shihet duke “shëtitur” nga njëra tryezë në tjetrën për të biseduar me skuadrën e tij qeverisëse.

Në një tjetër plan shfaqet zv/ kryeministrja Belinda Balluku që në tryezën e kabinetit në mungesë të shefit udhëzon dhe piketon detyrat.

Disa prej ministrave dëgjojnë, të tjerë shkruajnë, por ka edhe nga ata si ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj që është fiksuar nga kamera kokulur.

Mbledhja vazhdon. Në fund pritet bilanci. Edi Rama e paralajmëroi se shtatori do të vijë me reformime.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit