-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

50 mijë demokratë i përjashtoi! Voton Basha: Jemi gati për një nisje të re

Kryesoret

Lulzim Basha votoi mesditën e sotme. Ish-kryetari hodhi votën në një proces të cilësuar farsë, formalitet, referuar edhe rivalit që ka përballë, i cili nuk ka pranuar që të ketë as vëzhgues. Nuk ka dyshime që Basha do të shpallet fitues në një proces të shumëkontestuar dhe që sekretari i përgjithshëm me vendimin e këshillit kombëtar e anuloi.

Lulzim Basha u shpreh se pjesëmarrja është masive për një rinisje të re, por në fakt Jemin Gjana njoftoi pak ditë më parë se 50 mijë demokratë janë përjashtuar nga lista për të votuar për shkak se janë bashkuar me Sali Berishën.

Kjo ditë është me domethënie të veçantë. Kjo dalje masive e pjesëmarrjes së demokratëve, të sfiduar dhe sprovuar, por të vendosur që përmes votës së tyre të rinisen, një ringritje të PD-së. Me shpresë te Shqipëria dhe besim te Zoti” tha Basha duke u larguar dhe mos pranuar që t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.

Voton rivali i Bashës: Ditë e jashtëzakonshme! Sot fiton PD-ja

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit