Në plazhin e Spillesë, janë shpëtuar 2 persona që rrezikuan të mbyteshin ndërkohë që po laheshin në det.
Bëhet fjalë për 44-vjeçari dhe djali i tij 9-vjeç që u nxorën në breg dhe iu dha ndihma e parë.
Ndërsa një anije turistike 28 persona ka pësuar një defekt në zonën e Karaburunit mesditën e sotme. Një grua në bord ishte ajo që njoftoi policinë. Kjo e fundit ka ofruar ndihmën për shpëtimin e tyre.
Po ashtu, disa minuta më pas, 2 shtetas finlandez kanë kërkuar ndihmë, pasi në zonën e quajtur “Shpella e Piratëve”, kishin humbur kontrollin e mjetit lundrues kanoe, për shkak të dallgëve dhe e kishin të pamundur kthimin në breg.
Edhe në këtë rast policia ka ndërhyrë duke dhënë ndihmën e saj për turistët.
Të gjithë këta persona aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.