Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Rovereto mbrëmjen e djeshme, ku një shqiptar 48-vjeç qëlloi me sëpatë në kokë duke vrarë fqinjen e tij në sytë e nënës dhe djalit. Autori, sipas mediave është Ilir Shehi.
Ai e priti fqinjen Mara Fait, infermierie 63-vjeçe poshtë shtëpisë dhe sapo doli e qëlloi. Sipas mediave mes dy palëve ka pasur debate dhe zënka të shpeshta. Pas krimit shqiptari bëri disa metra në këmbë më pas u dorëzua.
48-vjeçari tha se e goditi gruan me sëpatë në kokë pas debateve dhe më pas armën e krimit e hodhi në shkurre. “Unë isha duke punuar në kopsht dhe e godita me sëpatë” tha ai.
Fqinjët thanë se debatet mes tyre ishin të vazhdueshme. “I kishte thyer edhe celularin dhe i kishte prishur makinën”. Hetimet vazhdojnë.
E rëndë/ Burri qëllon infermieren me sëpatë në sytë e nënës dhe djalit