-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbërthehet dosja e vrasjes! “Spiunime” dhe arratisje, roli i shoferit të biznesmenit

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja në lidhje me dosjen e SPAK-ut që arrestoi ish-zyrtarë të lartë të policisë, biznesmenin Pëllumb Gjoka, por edhe personazhe të tjerë, mes tyre shoferin e tij, Edmond Preka.

Ish-efektivi i policisë që shërbente si shofer i biznesmenit Pëllumb Gjoka akuzohet se është i përfshirë në vrasjen e Gjin Ndojit dhe atentatin ndaj Kleant Musabelliut.

Dyshohet se Edmond Preka në vrasjen e Gjon Ndoj (Boriçi) ka ndihmuar autorët e krimit për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, pasi i morën jetën shënjestrës me dy plumba në kokë dhe një në shpatull. Vrasja e Boriçit dyshohet të jetë kryer nga Behar Bajri dhe klani i tij.

Ndërkohë, një tjetër ngjarje ku Preka është përfshirë, është ajo e planit të vrasjes së Kleant Musabelliu, ish-punonjës i drejtorisë së Burgjeve.

Preka dyshohet se ka informuar grupin e Ervis Martinajt me foto dhe informacione mbi lëvizjet e shënjestrës, ndërsa ka krijuar kushte për vrasje.

Gjashtë të arrestuarit do të njihen sot me masën e sigurisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit