Një aksident është regjistruar pasditen e sotme rreth orës 17:30 në autostradën Durrës- Rrogozhinë afër mbikalimit në Lekaj.
Mësohet se një automjet tip Volkswagen ka frenuar dhe si pasojë makina tip Audi ka humbur kontrollin dhe ka përplasur Volkswagen-in.
Për shkak të përplasjes makina është përmbysur dhe ka rënë në krahun tjetër të autostradës. Ndërsa makina tjetër ka përfunduar në arën ngjitur me autostradën.
Nga aksidenti është plagosur vetëm shoferi i Audit, të cilit i është dhënë ndihma e parë në spitalin e Kavajës.
Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.