Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, këto ditë është rikthyer në Shqipëri.
Është vera e tretë radhazi që ylli me famë ndërkombëtare zgjedh shtetin amë për pushime, përkatësisht jugun e vendit.
Dua nuk ka nguruar që të publikojë fotografi nga pushimet në Shqipëri teksa sot ndau me 88 milionë ndjekësit e saj në Instagram një sërë fotografish të reja, ku shihet e veshur me një fustan të kuq transparent buzë plazhit.
“Duke ngarkuar kristalet e mia”, shkroi Lipa në mbishkrimin e këtyre fotografive.