-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E thirri jashtë lokalit dhe e qëlloi me armë, detaje nga plagosja në Fier

Kryesoret

33-vjeçari Orges Buzi është qëlluar me armë zjarri nga 30-vjeçari Ledion (Enea) Nebiu, pas një sherri të ndodhur në një lokal në Fier.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e njohur si “Vija e Ngjalës”, ku pas konfliktit autori i dyshuar u arratis.

Sherri mes tyre ka nisur brenda lokalit, ku ndodheshin në tavolina të ndryshme. Ata kanë filluar të debatojnë me fjalë fillimisht. Më pas autori e ka thirrur 33-vjeçarin Buzi jashtë lokalit dhe e ka qëlluar një herë me pistoletë në pjesën e poshtme të trupit dhe është larguar.

33-vjeçari i plagosur ndërkohë ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Policia vijon kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe çdo provë tjetër që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë të ngjarjes. Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit