-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konflikti në Hamallaj, Berisha: Shoferi i Lindita Nikollës qëlloi me armë drejt familjes Kaçi

Kryesoret

Për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me dhunën e regjistruar në Hamallaj mes familjes Nikolla dhe familjes Kaçi.

Dhunë e cila degradoi deri në përdorimin e shkopinjve druri dhe armë.

Në lidhje me ngjarjen Berisha ka publikuar rrëfimin e një prej të dhunuarve, Paulin Kaçi i cili është shprehur se personi i cili ka qëlluar me armë, Martin Nikolli është i fortë se është shoferi i Linda Nikollës.

Berisha shkruan se të fortët po bëjnë ligjin me revole dhe shkopinj ku ka shpërndarë edhe video nga momenti i konfiktit.

Reagimi i plotë i Berishës

Të fortët e me pushtet bëjnë ligjin me revole dhe shkopinj!

Një konflikt ka ndodhur në Hamallaj, mes familjes Nikolla dhe familjes Kaçi. Martin Nikolla i forti i qeverisë, punonjës i Gardës, me detyrë shofer i kryeparlamentares Lindita Nikolla, ka gjuajtur 5 herë me armë në drejtim të familjes Kaçi. Së bashku me vëllezërit e tij i kanë zënë pritë dhe kanë goditur me shkopinj bejsbolli e mjete të tjera të forta familjen Kaçi.

Këtu më poshtë keni rrëfimin e njërit prej viktimave të këtij sulmi kriminal, Paulin Kaçi.

‘Babai im ishte duke ardhur nga rruga dhe i kanë thënë pse sheh nga shtëpia ime dhe i kanë dalë përpara. Për ta gjuajtur.

Kam dalë të gjithë si vëllezër për t’u zënë me babën. Më vonë kemi dale në. Ata filluan të gjuanin 4-5 herë me armë zjarri, por falë zotit nuk na zunë plumbat.

Martin Nikolli erdhi për të na vrarë se është shoferi i Lindita Nikollës. Janë të fortë.

Çështja ka qenë në prokurori për këtë rrugë, pasi është ngjitur me shtëpinë. Duan të bëjnë të fortin e të mos shohin as majtas e as djathtas. Janë dikush tani. Kanë pushtet.

Vetëm ne kemi konflikte me ta në lagje. Sa herë që kalojnë para oborrit të shtëpisë sime, më ofendojnë babën, nanën, kunatën dhe këdo. Këtë gjë unë nuk e pranoj.

U kemi çuar dhe pleqtë e lagjes, si zakoni, dhe sërish nuk është bërë gjë. Na ka qëlluar 5-6 herë se punon me Linditën dhe bën si i fortë me zor”, u shpreh Paulin Kaçi.

Babai im ishte duke ardhur nga rruga dhe i kanë thënë pse sheh nga shtëpia ime dhe i kanë dalë përpara. Për ta gjuajtur.

Kam dalë të gjithë si vëllezër për t’u zënë me babën. Më vonë kemi dale në. Ata filluan të gjuanin 4-5 herë me armë zjarri, por falë zotit nuk na zunë plumbat.

Martin Nikolli erdhi për të na vrarë se është shoferi i Lindita Nikollës. Janë të fortë.

Çështja ka qenë në prokurori për këtë rrugë, pasi është ngjitur me shtëpinë. Duan të bëjnë të fortin e të mos shohin as majtas e as djathtas. Janë dikush tani. Kanë pushtet.

Vetëm ne kemi konflikte me ta në lagje. Sa herë që kalojnë para oborrit të shtëpisë sime, më ofendojnë babën, nanën, kunatën dhe këdo. Këtë gjë unë nuk e pranoj.

U kemi çuar dhe pleqtë e lagjes, si zakoni, dhe sërish nuk është bërë gjë. Na ka qëlluar 5-6 herë se punon me Linditën dhe bën si i fortë me zor”, u shpreh Paulin Kaçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit