Pasditen e sotme është plagosur me armë zjarri 27-vjeçari është Xhuljano Goga.
Ai ka mbërritur vetë i gjakosur në spital me mjetin e tij. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e plagosjes pasi Goga nuk ka rrëfyer asgjë nga ngjarja.
Gjendja e tij është e rëndë, ai ndodhet në sallën e operacionit dhe do të transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.