-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tentuan të zgjidhin konfliktin me armë, arrestohen 2 persona në flagrancë

Kryesoret

Disa persona mësohet se janë konfliktuar fizikisht dhe kishin qëlluar me armë zjarri në ajër në Bunec të Himarës dhe lidhur me këtë ngjarje policia njofton se ka arrestuar në flagrance 42-vjeçarin me inicialet E. V., për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”. Ai aktualisht ndodhet në spital, pasi ka pësuar dëmtime fizike gjatë konfliktit.

Po në flagrance u arrestua 44-vjeçari me inicialet N. L., për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut”.

Mësohet se u shpall në kërkim në lidhje me këtë ngjarje 46-vjeçari me inicialet A. V., për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Gjithashtu, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, për 40-vjeçarin me inicialet N. L., dhe 38-vjeçarin me inicialet A. L.

Nga veprimet hetimore dyshohet se për motive të dobëta E. V. dhe A. V. (kushurinj) janë konfliktuar fillimisht fizikisht persoant me inicialet N. L. dhe A. L. (vëllezër), dhe më pas i kanë kanosur këta të fundit, duke qëlluar me armë zjarri në ajër, në ambientet e lokalit të qytetarit me inicialet N. L., i cili ka tentuar ta fshehë ngjarjen.

Gjatë kontrollit në banesën e 40-vjeçarit me inicialet N. L. u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë gjahu, ndërsa në banesën e 42çvjeçarit me inicialet E. V., u gjetën dhe sekuestruan 1 krehër armë zjarri pistoletë, 1 shënjestër optike për snajper. Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje janë sekuestruar 1 automjet tip “Audi” dhe 1 aparat celular.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit