-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrau gruan dhe e hodhi në ujërat e zeza, Gjergj Mullalli ende në kërkim

Kryesoret

Policia ka dhënë detaje për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Zëmblak të Maliqit, ku 55-vjeçari Gjergji Mullalli vrau gruan e tij Luiza Mullalli dhe e hodhi në një gropë të ujërave të zeza.

Në një njoftim zyrtar, policia thotë se po vijojnë hetimet për ngjarjen, si dhe puna për kapjen e autorit. 55-vjeçari akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare.

Sipas policisë, dyshohet se 55-vjeçari e ka vrarë gruan e tij me armë zjarri për motive të dobëta dhe më pas e ka hedhur në një gropë septike, ujërash të zeza, pranë banesës.

Kujtojmë se çifti ishin në proces divorci, pasi kishin prej kohësh konflikte dhe gruaja ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit