-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet në veri, analistët krah BE-së: Dorëheqja e kryetarëve aktual, opsioni më i lehtë

Kryesoret

Katër kryetarët e komunave veriore duhet të japin dorëheqje që të shpallen zgjedhjet e parakohshme veri të Kosovës.

Mënyra vullnetare e dorëheqjes së kryetarëve është opsioni më i lehtë dhe më i pastër për t’u shpallur zgjedhjet e parakohshme, thonë njohës të rrethanave politike në vend.

Ata thonë se qeveria duhet të tregojë se e ka seriozisht çështjen e kompromiseve për qetësimin e situatës në veri.

Ish-drejtues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve por edhe ish-kryetarë komunalë, kanë shpjeguar se ligji (për qeverisje lokale) parasheh tre forma administrative për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Për ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, dorëheqjet  janë opsioni më i lehtë dhe më i pastër.

“Dorëheqjet shkaktojnë zgjedhje të reja që do të mbahen brenda një periudhe të shkurtër (gjithsej 60 ditë)” mënyrë e përkrah edhe Instituti Demokratik i Kosovës. Megjithatë Eugen Cakolli, nga ky institut, thotë për Radio Kosovën se dorëheqjet varen nga vullneti i kryetarëve komunalë, dy prej të cilëve nuk vijnë nga partia në pushtet,” tha Cakolli.

Zgjedhjet janë detyrim që dalin nga një marrëveshje ndërmjet zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Për analistin Artan Muhaxhiri deklaratat e tilla kanë për qëllim që të nxjerrin Kosovën përfituese pas kompromisit të bërë për situatën në veri.

“Kosova gjithsesi duhet të dëshmojë se e ka seriozisht çështjen e kompromiseve dhe nuk do t’i befasojë për të keq as aleatët amerikanë as aleatët evropianë me ndonjë aventurë të re. Nëse masat largohen dhe mbahen zgjedhjet në veri kjo gjë që do të çojë në de-eskalim të situatës dhe drejt normalizimit të situatës atje”, tha Muhaxhiri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit