11 persona janë arrestuar në Tiranë për disa vepra penale. Policia thekson se një 52 vjeç ka vjedhur në rrugën “Kongresi i Manastirit” automjetin e të dashurës së tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin N. D., 55 vjeç, banues në fshatin Lundër, Tiranë, pasi Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:
- G. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur në Bizë, Shëngjergj, duke prerë dhe ngarkuar lëndë drusore;
-
R. S., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ka vjedhur automjetin e të dashurës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin R. A., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
-
R. K., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale;
-
B. I., 21 vjeç, D. G., 51 vjeç dhe V. H., 33 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;
-
Y. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga” njofton policia.