-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestimi i Dritan Goxhajt/ Avokati: Serbia ka “zgjatur duart”

Kryesoret

Sot arrestuar me urdhër të Gjykatës Speciale ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj. Dyshohet se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje penale të ngritura pas luftës në Kosovë. Ai ndodhet në ambientet e Drejtorisë së policisë së kryeqytetit, pas kontrolleve të ushtruara në banesën e tij.

Goxhaj është djali i ish-zv.shefi i Shtabit të UÇK dhe kolonelit të njohur nga Shqipëria, Dilaver Goxhaj. Avokati i tij, Bashkim Nikolla u shpreh se vendimi është për ekstradimin e tij dhe se në këtë rast konstaton “duart e zgjatura” të Serbisë për arrestimin e ish-luftëtarëve të UÇK-së.

“Jam njoftuar nga familja e tij. Lashë gjyqin dhe ika drejt banesës ku ishte Dritani vetë, familja dhe pjesa policore që merret me zbatimin e vendimit. Kërkova shpjegime dhe më thanë se do i merrja në polici.

Në vendim shënohet për efekt ekstradimi. Unë njoh, luftën, punën në dobi të atdheut si luftëtar i UÇK-së. Babë e bir janë dy luftëtarë të UÇK-së. Konstatoj duart e zgjatura të Serbisë për t’i çuar luftëtarët në gijotinë, Tribunalin e Hagës. Njerëzit nuk janë gurë” tha ai.

Fletë-arresti nga Gjykata Speciale! Policia e Tiranës: Dritan Goxhaj do të ekstradohet

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit