-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fletë-arresti nga Gjykata Speciale! Policia e Tiranës: Dritan Goxhaj do të ekstradohet

Kryesoret

Policia e Tiranës deklaron zyrtarisht se Dritan Goxhaj, ish-luftëtar i UÇK-së i arrestuar sot në kryeqytet do të ekstradohet. Ky është urdhër arresti i radhës nga Gjykata Speciale për ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Goxhaj dyshohet se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje penale të ngritura pas luftës në Kosovë.

Më herët kjo gjykatë ka dërguar në pranga politikanë të lartë të Kosovës, mes tyre udhëheqësit e luftës, si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët vijojnë ende të jenë në qeli.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë ekzekutimin e vendimit të datës 20.07.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka vendosur lejimin e kontrollit fizik dhe të banesës së shtetasit Dritan Goxhaj si dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimi, ndaj shtetasit Dritan Goxhaj 45 vjec, lindur në Fier dhe banues në Tiranë” kaq thuhet në njoftimin e policisë.

Dritan Goxhaj ndodhet në ambientet e Drejtorisë së policisë së kryeqytetit, pas kontrolleve të ushtruara në banesën e tij. Goxhaj është djali i ish-zv.shefi i Shtabit të UÇK dhe kolonelit të njohur nga Shqipëria, Dilaver Goxhaj.

Avokati i tij, Bashkim Nikolla u shpreh se vendimi është për ekstradimin e tij dhe se në këtë rast konstaton “duart e zgjatura” të Serbisë për arrestimin e ish-luftëtarëve të UÇK-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit