Gazetari Bledi Mane ishte i ftuar në emisionin “S’e luan Topi” më herët gjatë kësaj jave dhe ka tërhequr vëmendjen me deklaratat e tij.
Ndër të tjera, ai ka folur edhe për Luiz Ejllin, fituesin e këtij edicioni të dytë të “Big Brother VIP”, për të cilin Bledi thotë se ishte i programuar për këtë format.
Madje, ai shton se e ka këshilluar të mos i rikthehet veseve, por të shfrytëzojë famën dhe mundësinë që i është dhënë.
“E meritonte fitoren. Ishte një dallaverexhi me 5 yje. Ishte programuar për t’a fituar atë, vetëm se i kam lënë një porosi. Luiz, erdhi koha jote mos e humb këtë shans.
Në qoftë se herën e parë u ngrite dhe u zhduke e u rrëzove, kësaj radhe duhet të jesh mirënjohës dhe mos e ul piacën, mos u kthe përsëri te veset. Trego karakter,” tha Bledi.