Prej sot, mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut hyn në fuqi kontrolli i përbashkët në Pikat Kufitare.
Vetë Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Dimitar Kovaçevski inspektuan Pikën Kufitare të Qafë Thanës ku u prezantua nisma “One stop shop” mes dy vendeve respektive.
Në fjalën e mbajtur gjatë këtij inspektimi, kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski tha se dy vendet tona janë shembull se si duhet të sillen dy vende fqinje.
Kovacevski shtoi se është njëri prej tyre që mendon se nuk duhen kufijtë në Ballkan.
Gjithashtu kryeministri i Maqedonisë së Veriut shtori se kontrolli i përbashkët në pikat kufijtare me Shqipërinë, do të lehtësojë punën e shumë kompanive dhe se gjithçka arrihet me përkushtim dhe dhe vullnet.
“Jemi shembull se si duhet te sillen dy vende fqinje. Me këtë vendim lehtësohet puna e 11 kompanive.
Jam një prej atyre që mendoj se në Ballkan nuk na duhen kufijtë. Marrëdhëniet tona sot janë në nivel më të lartë. Kur ka vullnet dhe përkushtim gjithçka mund të realizohet.
Kam besimin që në 5 vitet në vazhdim kjo do të realizohet më së miri.
Ju uroj kalim të mbarë në kufij të gjithë qytetarëve tanë,” tha Kovacevski në një pjesë të fjalës së tij.