MeteoAlb: Orët e paradites vijojnë në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në të gjithë vendin.
Por duke ju afruar pasdites priten kalim i vranësirave në të gjithë territorin e vendit ku më të dukshme do të jenë në zonat malore.
Parashikohet që gjatë natës vonë të këtë shtim të vranësirave në të gjithë zonën Lindore të Shqipërisë por nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 36°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Juglindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Kosova
Edhe gjatë ditës së Hënë; Republika e Kosovës do të paraqitet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant deri në orët e mesditës kur vranësirat bëhen të dukshme në pjesën më të madhe të republikës së Kosovës duke rrezikuar shira të përkohshëm në zonat Veriperëndimore të saj.
Parashikohet që nata dhe mëngjesi pas-ardhës të ri-kthejnë sërish motin e kthjellët në të gjithë Republikën e Kosovës.