-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Pasha Zotin…”! Familja Kaçi: Bën të fortin! Si nisi sherri me gardistin e Nikollës

Kryesoret

E diela e djeshme ishte e dhunshme në fshatin Hamallaj të Durrësit. Dhunë me grushte, shkelma dhe përdorim të armës së zjarrit. Shkak u bë rruga ku kalojnë dy familjet Nikolla dhe Kaçi. Pjetër Kaçi 80 vjeç u dhunua nga djemtë e familjes Nikolla.

Mes tyre ishte edhe Martini, punonjës i Gardës, shofer i kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, i cili disa orë më pas u arrestua bashkë me vëllanë, pasi qëlloi me armën e shërbimit, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

I moshuari Pjetër Kaçi rrëfeu si ndodhi përplasja dhe kërkoi që shteti të reagojë përpara se të jetë vonë. “Ka qenë në pushtet, gardian me Lindita Nikollën dhe i ka rregulluar gjërat.

Por kjo duhet të zgjidhet, pasi do të marrë përshkallëzim më të keq. Pasha zotin do të ndahemi keq” paralajmëroi ai.

Djali i tij, Kastrioti vijoi më tej duke theksuar “Ishim në konflikt. Njëri vëlla shkoi mori armën dhe erdhi qëlloi. Ata ishin katër vëllezër. Vijnë këtu bëjnë të fortin se janë dikushi në shtet” tha te “News24”.

Martin Nikolla, punonjës i Gardës qëlloi me armën e shërbimit në ajër, por fatmirësisht nga të shtënat nuk është lënduar askush.

Ministria e Brendshme e ka përjashtuar nga Garda, ndërsa AMP (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore), e ka arrestuar për tre vepra penale, “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Në pranga është vënë edhe vëllai i tij, Alfred Nikolla, 46 vjeç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit