-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Kemi farë të keqe prokurorësh që lirojnë zjarrvënësit! ILD mos bëni sehir!

Kryesoret

Kryeministri, Edi Rama për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në vend.

Në postimin e tij Rama shkruan se janë zbardhur 55 zjarr vënie nga 79 ku kanë rënë në pranga 62 autorë.

Në fjalën e tij Rama përgëzoi policinë ndërsa theksoi një problematikë në lidhje me dënimin e autorëve.

Kryeministri u shpreh gjyqtarë të rretheve kanë një qasje të papërgjegjshme dhe nuk po i dënojnë siç duhet autorët. Ndërkohë ai kërkoi nga Inspektorati i Larte i drejtësisë të mos bëjnë sehir karshi këtyre individëve të padenjë por t’i shërbejnë ligjit të Republikës së Shqipërisë.

“20 zjarrvënës janë në arrest me burg, ndërsa të tjerët ndiqen në gjendje të lirë, por ende mungon ndëshkueshmëria e plotë, si pasojë e qasjes skandaloze dhe paturpësisht të papërgjegjshme të disa prokurorëve e gjykatësve nëpër rrethe, të cilët mesa duket s’ka atdhe, s’ka fe, s’ka din e as iman, që i frenon në krimin e tyre të indiferencës antiligjore ndaj një krimi si zjarrvënia mbi një pasuri kaq të vyer, që është e të gjithë fëmijëve të Shqipërisë, po edhe e mbarë njerëzimit.

U bëj apel organeve të inspektimit të drejtësisë dhe mbikqyrjes së veprimtarisë së prokurorëve e gjykatësve, që të mos bëjnë sehir karshi këtyre individëve të padenjë për t’i shërbyer ligjit të Republikës së Shqipërisë,” shkruan Rama.

Ndërkohë pasditen e sotme është nga flakët Kodrat e Kallmit në Durrës. Mësohet se zjarri është përhapur në zonën me shkurre, ndërkohë që vatra favorizohet të përhapet nga era.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit