-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rikthehet “ferri”, ja si do të jetë moti javën e parë të gushtit

Kryesoret

Java e parë e muajit gusht pritet që të jetë e favorshme për të gjithë ato që kanë lënë pushimet dhe presin që t’i drejtohen plazhit.

Meteorologët shprehen se gjatë kësaj jave pritet që moti të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve me kalime të herë pas hershme vranësirash në zonat malore por që nuk parashikohet të ketë reshje.

Ndërkohë sa i përket temperaturave do të jenë deri në 36 gradë, ndërsa e premtja dhe e enjtja do të jenë dhe ditët më të nxehta të javës me 38 gradë Celsius.

“Vendi ynë gjatë kësaj jave do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve në zonat bregdetare ndërsa në zonat malore herë pas here do të kemi kalime të herëpashershme vranësirash por që nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit maksimumi do të jetë 35-36 gradë, përjashtuar ditën e enjte dhe të premte ku termometri do të shënojë edhe 38 gradë në Elbasan, Berat, dhe kryeqytet temperature deri në 37 gradë”, thonë meteorologët.

Gjithashtu edhe vendet e rajonit do të jenë në mot të qëndrueshëm dhe me temperatura deri në 36 gradë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit