-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sherri mes dy fiseve në Hamallaj, flet ish-gardisti i Nikollës: Ja pse qëllova me armë!

Kryesoret

Ish-gardisti Martin Nikolla, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pas ngjarjes së rëndë të sherrit mes dy fiseve në Hamallaj të Durrësit, ka folur para grupit hetues.

Ai është shprehur se, ishte babai i familjes Kaçi, ai i cili ka shkuar i pari dhe i ka ofenduar atë dhe familjen e tij.

“Pasha Zotin…”! Familja Kaçi: Bën të fortin! Si nisi sherri me gardistin e Nikollës

Sipas Nikollës, ai ka marrë pistoletën e shërbimit dhe ka qëlluar në ajër me qëllim që të ndalonte konfliktin dhe jo që të trembte palën tjetër.

Nikoll vijon më tej duke thënë se, shkaktarët e sherrit ishin anëtarët e fisit Kaçi, të cilët kanë nisur të konfrontohen fizikisht dhe më pas gjërat përshkallëzuan deri në dhunë.

Dhuna në Hamallaj, pas gardistit arrestohet edhe familjari i tij

“Erdhi babai i palës tjetër dhe na ofendoi. Konflikti ka nisur në fillim nga ana e tyre. Më pas gjërat u përkeqësuan dhe nisi konflikti më i rëndë. Në fund kam qëlluar me armë në ajër. Qëllimi ka qenë për të ndaluar sherrin dhe konfliktin që kishte nisur. Nxora armën për të qëlluar në momentin që sherri po degradonte deri në përdorim të sendeve dhe objekteve të forta.”, – mësohet të jetë shprehur para grupit hetimor ish-gardisti Martin Nikolla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit