-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Toka përballet me muajin më të nxehtë se kurrë më parë

Kryesoret

Në Shtetet e Bashkuara, thuajse 200 milionë njerëz, po përballen me temperatura të larta, dhe një pjesë edhe me rrezikun e përmbytjeve.

Në të njëjtën kohë, disa pjesë të Indisë gjenden nën ujë, ndërsa në Afganistan, ka mungesë të furnizimit me ujë për shkak të valës së të nxehtit.

Siç njofton korrespodenti i Zërit të Amerikës, Arash Arabasadi, shkencëtarët thonë se ky mund të jetë realiteti i ri.

Dielli përvëlon mbi rrugët e Feniksit, në Arizona, në jugerëndim të Shteteve të Bashkuara.

Pothuajse përgjatë gjithë ditëve të korrikut, temperaturat e regjistruara, kanë shënuar 43 gradë Celcius, ose më shumë.

Në lagjen ku janë vendosur tenda, e njohur gjerësisht me emrin “Zona”, gjenden të pastrehët , ata që janë më të rrezikuar të humbasin jetën për shkak të të nxehtit ekstrem.

Tempertaturat tejet të larta kanë detyruar autoritetet në qytetin e Feniksit të marrin masa krijuese për të ndihmuar njerëzit të përballojnë të nxehtit.

“Na kanë dërguar këtu, një nga autobusët e linjës Valley. Autobusi lihet këtu për disa orë që të kemi mundësi të ulemi dhe të freskohemi, mos të rrimë në diell. Është diçka që nuk e kisha përjetuar më parë. Është këndshëm të qëndrosh në fresk”, thotë Stefon James Dewitt Livengood , banor i lagjes “Zona” .

Ekspertët thonë se komunitetet urbane janë ato që vuajnë pasojat më të rënda të të nxehtit, si rezultat i planifikimit të qytetit./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit