-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çështjet gjyqësore, Trump dhe Hunter Biden në qendër të vëmendjes

Kryesoret

Sot u paraqit për herë të parë në gjykatë Carlos De Oliveira, punonjësi i rezidencës së ish-Presidentit Donald Trump në Mar-a-Lago, i cili akuzohet për fshirjen e filmimeve të kamerave të sigurisë që kërkoheshin nga prokurorët që hetonin për dokumentet e klasifikuara.

Prokurorët thonë se fshirja e filmimeve u bë me urdhër të ish-Presidentit Trump dhe se punonjësi gjithashtu gënjeu prokurorët gjatë marrjes në pyetje. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas, megjithëse u njoftuan gjithashtu akuza të reja penale ndaj tij, ish-Presidenti Trump sërish uli rëndësinë e tyre.

Gjatë një tubimi elektoral të shtunën në Pensilvani, ish-Presidenti Donald Trump, që po rikandidon për zgjedhjet presidenciale, sërish i hodhi poshtë akuzat e ngritura ndaj tij.

Këto janë akuza qesharake. Kërkojnë të dëmtojnë kandidatin kryesor,” tha ai.

Të enjten e kaluar, prokurorët federalë shtuan tre akuza penale për konspiracion për të penguar drejtësinë, në kuadrin e hetimit të marrjes dhe mbajtjes së paautorizuar nga zoti Trump të dokumenteve të klasifikuara.

Ish-guvernatori i Nju Xhersit dhe tashmë kandidat republikan për zgjedhjet presidenciale, Chris Christie, i ftuar në emisionin “State of the Union” të CNN-it, tha se provat e reja mund të tregojnë se zoti Trump mund të ketë urdhëruar personelin të fshijë filmimet e kamerave të sigurisë.

Kjo ka të bëjë me mbajtjen e informacionit të klasifikuar pas 18 muajsh që Donald Trump-it iu kërkua ta kthente vullnetarisht. Jo vetëm që nuk e ktheu, por edhe gënjeu,” tha zoti Christie.

Por kandidati tjetër republikan, Vivek Ramaswamy, i quajti procedurat ligjore “hetime politike” dhe përsëriti se nëse do të fitonte zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, ai do të dekretonte faljen e zotit Trump.

Absolutisht që mendoj se përgjigja e duhur për vendin është të lërë pas mosmarrëveshjet e së shkuarës”, tha ai. /VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit