Tre protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës për aktet e dhunës dhe hedhjen e molotovëve të një dite më parë në protestën e zhvilluar para godinës së Bashkisë së Tiranës.
Sasia e molotovëve ishte e madhe në protestën e djeshme në Bashkinë e Tiranës. Nuk munguan përplasjet me policinë, të cilat i udhëhiqte deputeti Flamur Noka.
Anëtarët e Këshillit Bashkiak të opozitës si dhe përfaqësues të selisë blu, përpara shpërndarjes lajmëruan se do të rikthehen çdo javë për të protestuar derisa Veliaj të vendoset përpara drejtësisë njëlloj si drejtorët e tij të arrestuar si pjesë e dosjes 5D.