13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lufta është zhvendosur në Rusi, Putin sulmon vendlindjen e Zelenskit pas kësaj fraze

Kryesoret

Një ditë pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski tha se lufta po “kthehej në Rusi” me disa sulme me dron në Moskë, Kremlini nisi një sulm ajror vdekjeprurës kundër qytetit të lindjes së vet Zelenskit, Kryvyi Rih.

Të paktën gjashtë persona u vranë, duke përfshirë një vajzë 5-vjeçare dhe dhjetëra të tjerë u plagosën kur një palë raketa balistike goditën një ndërtesë shkolle dhe një pallat të banuar në qytetin qendror të Ukrainës.

Zelenski tha se më shumë se 350 njerëz ishin të përfshirë në operacionin e shpëtimit. Personeli i shërbimeve të urgjencës ishte ende në kërkim të të mbijetuarve nën rrënoja që nga pasditja e së hënës.

Banorët thanë se nuk kishte sirena të sulmit ajror përpara se raketat të godisnin.

Ministria ruse e Mbrojtjes nuk ka komentuar situatën në Kryvyi Rih. Moska ka mohuar në mënyrë të përsëritur se ka shënjestruar infrastrukturën civile.

Të hënën, ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se Kremlini do të intensifikojë sulmet e tij në përgjigje të tentativës së sulmeve me dronë të Kievit kundër Moskës.

“Ukraina po bëhet më e fortë dhe lufta po kthehet gradualisht në territorin e Rusisë, në qendrat e saj simbolike dhe bazat ushtarake,” tha Zelenski disa orë më vonë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit