-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tentoi të korruptonte policët për të shpëtuar nga gjoba, e pëson qytetari në Tiranë

Kryesoret

Policia bën me dije se gjatë kontrolleve parandaluese në rrugët e Tiranës, është ndaluar automjeti me drejtues qytetarin me inicialet Sh. Sh., pasi po përdorte aparatin celular dhe nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

Për të shmangur masën administrative, ai ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë, duke i ofruar atyre një shumë parash.

Pas kësaj, policia ka referuar materialet procedurale në prokurori për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” për të.

Tashmë shkon në 67 numri i drejtuesve të automjeteve, të cilët kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të masave administrative sipas njoftimit nga ky autoritet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit