Është zbuluar identiteti i 38 vjeçarit shqiptar, i cili tentoi të grabisë një bankë në Greqi.
Ai është identifikuar si Elton Zoto, nga Delvina. 38-vjeçari grabiti një bankë në Colonos, por një punonjës policie, i cili ishte jashtë detyrës, së bashku me përgjegjësin e sigurisë së institucionit financiar, kanë ndjekur në këmbë autorin, i cili është larguar nga vendngjarja.
Hyri të grabiste bankën dhe kërcënoi me thikë policët, plagoset shqiptari në Greqi
Menjëherë kanë mbërritur efektivët e policisë, si dhe një makinë patrulluese.
Autori, të cilit iu gjet një shumë parash, ka tentuar të plagosë me një mjet të mprehtë dy punonjës policie dhe njëri tyre, në vetëmbrojtje, ka përdorur armën e shërbimit, duke plagosur autorin.
Shqiptari ka marrë 4 plumba, 3 në bark dhe një në këmbë dhe është dërguar në spital.