-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet e reja në veri, Haxhiu kërkesë kryetarit të Leposaviçit: Mos jep dorëheqjen

Kryesoret

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka kërkuar nga kryetari i Leposaviçit, Lulzim Hetemi që të mos japë dorëheqje pas nisjes së procedurave për zgjedhjet të reja në veri.

Reagimi i Haxhiut vjen pasi Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka marrë vendim për caktimin e grupit punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ për caktimin e procedurave për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve.

“Serbët me protesta e dhunë nuk arritën me të largu nga Komuna, ndërsa Albini e Elberti po të largojnë me Udhëzim Administrativ (UA)”. “Radha është ti me kërku llogari për sakrificën që ke bërë tash e sa muaj.Mos prano që serbët me u tall me ty për pazaret e Albinit e Besnik Bislimit. Ju kam treguar që në fillim se Albin Kurti ka me u tërheq nga veriu, sepse kudo që deri sot ka hy është tërhequr. Albin Kurti  fjalë i ka babush, a punët si hiq kërkush”, ka shkruar Haxhiu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit